Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot në Kosovë nuk ka asnjë viktimë nga COVID-19.
“Kosova sot po shenon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19, një lajm që padyshim na bënë të ndihemi mirë por asesi që ta zbehë përkushtimin tim si ministër por as edhe personelit mjeksorë dhe të gjithë akterët tjerë të involvuar në luftë me Pandemin”, ka shkruar Zemaj në facebook.
Tutje ai ka njoftuar se ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.
Kjo QKMF do ta ketë përkrahjen time, do të mbështeten projekte të caktuara, e do te ofrohet ndihmë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore”, ka shkruar tutje ai.Zemaj ka falënderuar stafin shëndetësorë për punën e bërë në këtë kohë pandemie






