Komuna e Podujevës di të më parë shpalli disa konkurse për punëtorë në fusha të ndryshme, shkruan Llapi.info.

Mirëpo, në shumicën prej tyre, sipas njoftimit të bërë nga faqja zyrtare komunale, nuk ka aplikuar askush.

Për pozitat: Recepsionist, zyrtar i lartë për Buxhet dhe Financa, zyrtar për Regjistrim të Adresave dhe zyrtar për zhvillim, askush s’e ka marrë mundin që të aplikojë për t’u punësuar.

Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se për këto pozita do të ketë ri-shpallje të konkurseve.

“Rishpallja e konkurseve do të bëhet brenda afateve ligjore, në portalin e konkurseve dhe webfaqen e komunës”, thuhet në njoftim./Llapi.info