Lidhja Demokratike e Kosovës edhe pse në parim ishte pajtuar me Vetëvendosjen për mënyrën e ndarjes së pushtetit, sipas parimit “një ministri e përzgjedh VV e një LDK, deri tek ministria 10-të”, tashmë partia e drejtuar nga Isa Mustfa duket se ka ndërruar mendje.

Burime të Gazeta Blic të afërta me LDK, kanë theksuar se parimi i dakorduar për mënyrën e ndarjes së ministrive nuk është i duhuri.“LDK po kërkon ministri specifike.

Ajo po e do sidomos Ministrinë e Financave, atë të Drejtësisë dhe të Arsimit. Formula “një ministri e përzgjedh VV e një LDK nuk po shihet si një parim i duhur për ndarjen e ministrive”, tha ky burim.