Lokale - eSIMy

Ish – udhëheqësi i Partisë Liberale Demokrate në Britani të Madhe, që ndërroi jetë, Paddy Ashdown, ka qenë njëri ndër e çlirimit të Kosovës.

Ashdwon në verën e vitit 1998 ka vizituar Shqipërinë, ku nga kufiri kishte shikuar gjendjen në Kosovë.

Ai kur mbërriti në Britani të Madhe deklaroi para medieve duke thënë se”E kam parë Kosovën duke u djegur pamëshirshëm nga forcat serbe. Kosova është e bukur sikur Somerseti”.

Publicisti Daut Dauti pos këtyre informacioneve për Ashdwon, shkruajti se ai atë vit është takuar me Paddy-n.

“Në vjeshtë të atij viti Ashdown më ftoi të flisja për Kosovën në njërën nga mbledhjet në kuadër të konferencës vjetore të partisë liberal-demokrate që u mbajt në Brighton. Erdhi personalisht për ta dëgjuar fjalimin tim ku kishte edhe shumë pjestarë tjerë të kësaj partie që e udhëhiqte ai. E ndjente dhembjen e Kosovës sikur ne dhe ka qenë lobisti më i fuqishëm në Britani për sulm ushtarak kundër Serbisë dhe për angazhim të forcave tokësore”, shkruan Dauti në rrjetin social Facebook.

Më tej ai shprehet se nëse i ndjeri do të pozitën e udhëheqësit të UNMIK-ut, situata në Kosovë me siguri do të ishte ndryshe (shumë më e mirë) sikur Ashdown të kishte shërbyer në këtë post.

“Kur përfundoi lufta, Lord Ashdoën ka qenë i interesuar që ta merrte pozitën e udhëheqësit të UNMIK-ut por siç thoshte:’konstalacioni i forcave politike ndërkombëtare nuk e lejonte një gjë të tillë’. Sot, situata në Kosovë me siguri do të ishte ndryshe (shumë më e mirë) sikur Ashdown të kishte shërbyer në këtë post. Kosova nuk duhet t’i harroj kurrë njerëzit si Lord Ashdown”, deklaron Dauti.

Ja postimi i plotë i tij në Facebook: