Është asfaltuar dhe rigjeneruar tërësisht rruga “Hakif Zejnullahu” në Podujevë.
Kështu ka njoftuar komuna e Podujevës.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi kanë përcjellur nga afër asfaltimin e rrugës “Hakif Zejnullahu”, e cila po rigjenerohet tërësisht me asfaltim të ri, ndërtim të trotuareve, shtegun për biçiklistë, gjelbërim, ndriçim, trotuar për persona të verbër.
Vlera e projektit është rreth 350 mijë euro, me gjatësi 940metra.
Kryetari Bulliqi i uroj banorët e kësaj zone për realizimin e këtij projekti, si dhe i uroj edhe qytetarët e zonave përreth që shfrytëzojnë këtë segment të rëndësishëm rrugor për qarkullim.
.