Ka filluar asfaltimi i disa rrugëve në qytetin e Podujevës.
Një e tillë është bërë sot në rrugën “Berlini”, me gjatësi 410 metra.
Kjo u bë e ditur nga drejtori Leutrim Krasniqi.
Shkrimi i plotë:
Në kuadër të kontratës për asfaltimin e rrugëve në qytet, sot ka filluar asfaltimi i rrugës “Berlini” në gjatësi prej 410 metra në qytet.
Krahas kësaj me asfaltim të rrugëve është duke u punuar edhe në rrugën lidhëse Kalaticë-Brainë, si dhe në projektet e tjera infrastrukturore në lagje të qytetit.
Shfrytëzova rastin t’i uroj banorët e kësaj zone për realizimin e projektit.








