Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, përuruan asfaltimin e disa rrugicave në fshatin Letanc, transmeton Llapi.info.

Kryetari Bulliqi u shpreh i lumtur me realizimin e këtyre projekteve dhe me cilësinë e punimeve infrastrukturore që po zhvillohen gjithandej komunës sonë.

“Dinamika e punës po ecën mirë, dhe cilësia e punimeve është e kënaqshme. Do të vazhdojmë me projekte infrastrukturore të cilat do të përmirësojnë direkt jetën e qytetarëve tanë”, tha ai./Llapi.info

May be an image of road
May be an image of 2 people, people standing and outdoors
May be an image of one or more people and outdoors