Komuna e Podujevës ka parashikuar t’i shpenzojë edhe dhjetëra-mijëra euro tjera për asfaltim rrugësh në fshatra të saj, shkruan Llapi.info.
Së fundi, Komuna ka hapur tenderin për asfaltim rrugësh në fshatin Bradash dhe Dobratin.
Sipas njoftimit për kontratë, komuna ka ndarë 50 mijë euro për asfaltim rrugësh në këto fshatra.
Pranimi i tenderëve do të bëhet me 9 gusht të këtij viti.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, zyrtarë komunalë kanë bërë të ditur se janë asfaltuar rrugët në Halabak dhe Tërrnavë./Llapi.info






