Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në kuvendin komunal të Podujevës, Artrit Mulliqi, ka njoftuar se në seancën e sotme është marrë vendim për t’u ndihmuar familjeve llapjane në nevojë, raporton Llapi.info.
Me të gjitha votat pro, propozimi i grupit të asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për ndarjen e 70 mijë eurove, për pako ushqimore dhe higjenike për familjet në nevojë, kaloi në seancën e sotme – thotë Mulliqi.
Ai u shpreh se familjet në nevojë asnjëherë nuk do të jenë vetëm dhe se Komuna e Podujevës, do të jetë gjithmonë në ndihmë të të gjithë qytetarëve të saj.
Shkrimi i plotë nga Artrit Mulliqi:
Sot në një mbledhje të jashtëzakonshme të kuvendit komunal, u mor vendim për ndarjen e shumës prej 70 mijë euro për t’i ndihmuar familjet llapjane në nevojë.
ë seancë u paraqitën dy propozime: njëra me shumën 60 mijë euro – e iniciuar nga LDK, si dhe propozimi i Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në shumë prej 70 mijë euro – ku kjo e fundit mori miratimin e të gjithë asambleistëve.
Kohët e vështira kërkojnë solidaritet. Familjet në nevojë nuk do të jenë kurrë vetë. Do të jemi afër dhe për gjithë qytetarët.






