Lokale - eSIMy

Shkëlzen Gashi, ka zbuluar se si deputeti Xhavit Haliti, ia kishte thyer kasetën pas një interviste që kishin realizuar, meqenëse s’ishte ndarë i kënaqur me pyetjet që i ishin bërë, raporton Express.

Sipas Gashit, kur Haliti ishte pyetur për akuzat se kishte keqpërdorur miliona dollarë, që ishin mbledhur nga shqiptarët në ShBA, për Fondin “Vendlindja Thërret”, ai ishte nervozuar dhe e kishte nxjerrë kasetën nga diktafoni dhe e kishte thyer.

Madje, thotë se i kishte thënë se kështu nuk ishte marrë në pyetje as nga UDB’ja.

“Kulminacioni ishte kur e pyeta për akuzën e biznismenit nga ShBA, Florin Krasniqi, të botuar në librin e autorit Paul Hockenos “Homeland Calling – Exile Patriotism & the Balkan Ëars”, se Xhavit Haliti ka keqpërdorë miliona dollarë, të mbledhura nga shqiptarët në ShBA për Fondin ‘Vendlindja Thërret’. Përgjigja e tij ishte se “…Florin Krasniqi është katunar që merret me kulme t’shpiave”. Pyetja ime pasuese ishte se Florin Krasniqi mund të jetë katundar, por më intereson përgjigjja jote për akuzën e tij se i ke keqpërdorë këto para dhe se je marrë me punë të ndyra. Këtu Haliti shpërtheu. E nxori kasetën nga diktafoni dhe e theu. Ndërsa e këpuste shiritin, më tha: “…UDB-ja nuk më ka pyetë kështu…” dhe më urdhëroi me dalë jashtë”, ka shkruar Gashi./Gazeta Express

Reklamë
Postimi i tij i plotë:

Intervista me Xhavit Halitin ishte më e veçanta. E paralajmërova për stilin intervistues dhe për pyetjet e pakëndshme që mund t’ia parashtroja, e përgjigja e tij ishte se mund ta pyesja për çka të doja. Gjatë intervistës thoshte se nuk e dinte përmbajtjen e Marrëveshjes së Rambujesë dhe as që i intereson ajo, ngaqë e rëndësishme është që Kosova është e lirë. Tërë kohën ankohej për stilin intervistues dhe për pyetjet. Në fund të bisedës, i hatruar nga sfidimi i skajshëm, filloi të përgjigjej duke ofenduar: “…mos u ban kastravec!”, “…ti nuk ke luftu se s’ke pasë bothë!”, “…a po të rrehin policët sërbë?… natyrisht që jo, sepse nuk ka më policë sërbë… qiky gjyks e ka çliru…”.

Kulminacioni ishte kur e pyeta për akuzën e biznismenit nga ShBA, Florin Krasniqi, të botuar në librin e autorit Paul Hockenos “Homeland Calling – Exile Patriotism & the Balkan Ëars”, se Xhavit Haliti ka keqpërdorë miliona dollarë, të mbledhura nga shqiptarët në ShBA për Fondin ‘Vendlindja Thërret’. Përgjigja e tij ishte se “…Florin Krasniqi është katunar që merret me kulme t’shpiave”. Pyetja ime pasuese ishte se Florin Krasniqi mund të jetë katundar, por më intereson përgjigjja jote për akuzën e tij se i ke keqpërdorë këto para dhe se je marrë me punë të ndyra. Këtu Haliti shpërtheu. E nxori kasetën nga diktafoni dhe e theu. Ndërsa e këpuste shiritin, më tha: “…UDB-ja nuk më ka pyetë kështu…” dhe më urdhëroi me dalë jashtë.

Disa javë më pas, një anëtar i Rinisë Demokratike të PDK-së, Ylber Aliu, më tregoi se Xhavit Haliti ishte i gatshëm që ta zhvillonim sërish intervistën. Ia përcolla, nëpërmjet tij, këtë mesazh: kaseta që ma ka thyer Xhavit Haliti kushtonte 3 €, e tash kushton shumë më shtrenjtë dhe, ndonëse Haliti ka bërë miliona euro, nuk ka para për ta paguar.