Pavarësisht se mund të mos ketë aromën më të mirë në botë, qepa është një nga ato perime që duhen ngrënë në çdo moment të ditë pasi është një burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh.

Është shumë e pasur në oligoelementë si sulfuri, kaliumi, magnezi, fluori, kalciumi dhe fosfori .Është burim i shkëlqyer i vitaminave K dhe C, dhe burim shumë i mirë i vitaminës A. Enzimat aktive të qepës kanë veti diuretike, purifikuese dhe tonifikuese për aparatin tretës .

Normalizojnë florën intestinale dhe pengojnë rritjen e substancave toksike që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë (kanceri kolonorektal). Ndoshta disa nga ju e dinë se qepa është shumë e mirë për shëndetin, ja disa problemet shëndetësore që mund të trajtohen vetëm me qepë, sidomos me qepë të kuqe.

Veshët e bllokuar: Me anë të një thike të vogël hiqni bulbin i qepës dhe vendoseni në fillim të kanalit të veshit. Kujdes, mos e shtyni shumë brenda. Më pas lëreni të qëndrojë gjatë natës, kur të zgjoheni dylli do të zbutet dhe do të jetë shumë e lehtë të hiqet.

Djegiet: Qepa është shumë e dobishme kur vjen puna për djegiet. Prisni një qepë në dy pjesë dhe vendosni një prej gjysmave në vendin e djegur. Mbajeni për 5-10 minuta. Ajo do të minimizojë dhimbjen dhe do të zbusë djegien. Kjo metodë u zbulua gjatë Luftës së Parë Botërore nga trupat britanike, transmeton Living.al.

Normalizon temperaturën e trupit: Nëse keni temperaturë të lartë trupore prisni një qepë në copa të vogla dhe të vendoseni atë në çorape. Kjo është mënyra më e mirë natyrore për të ulur temperaturën.

Kjo këshillë vlen edhe për fëmijët e vegjël. Eliminon toksinat nga trupi: Hani herë pas here një qepë të freskët para së të flini gjumë. Siç e dini gjatë natës organizmi filtron toksinat në mënyrë natyrale dhe qepa është një stimulant shumë i mirë i këtij procesi.