Klubi londinez Arsenal ka njoftuar për disa rinovime në stadiumin e tyre Emirates.

Duke synuar që të bëjnë stadiumin si një ‘kulturë’ referuese për çdo tifoz anë e kënd botës, klubi londinez përmes një vepre arti ka vendosur që të inkuadrojë në stadium rekuizita dhe gjëra të ngjashme që kanë të bëjnë me flamuj të shteteve nga të cilat Arsenali i ka të konfirmuar tifozët.

Nga kjo vepër arti, shihet i vendosur edhe flamuri i shtetit të Kosovës, nga një video e postuar nga klubi londinez.

“Ne jemi krenarë që zbulojmë tetë pjesë të reja të artit që do të zbukurojnë pamjen e jashtme të stadiumit Emirates, do të transformojnë horizontin e Londrës veriore dhe do të ripërcaktojnë shtëpinë e klubit si një pikë referimi kulturore.

Së bashku me një grup të ndryshëm mbështetësish tanë, artisti fitues i çmimit Turner Jeremy Deller, artisti i vlerësuar nga kritika Reuben Dangoor dhe dizajneri i shquar grafik David Rudnick, drejtuan procesin e projektimit gjatë një serie konsultimesh që filluan në prill 2022.

Punëtoritë u krijuan për të kuruar njohuri mbi trashëgiminë, kulturën dhe komunitetin tonë, në mënyrë që të frymëzojnë tetë vepra arti, që përfaqësojnë atë që ne përfaqësojmë në vitin 2023 dhe më tej”, thuhet në njoftim.