Vetëm një rast i ri me koronavirus është konfirmuar sot nga Instituti Kombëtari i Shëndetësisë Publike të Kosovës, pas 194 testimeve të bëra, raporton Llapi.info.

Krahas rastit pozitiv, sot janë shëruar dhe 28 pacientë nga koronavirusi, duke çuar kështu numrin e të shëruarve në 561.

“Sot më 07 maj 2020, janë shëruar 28 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 561 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Duke u bazuar në të dhënat e fundit, në total numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë është 861, kurse 27 kanë vdekur./Llapi.info