Lokale - eSIMy

Tre persona janë arrestuar dje në Podujevë, për një vjedhje që kishte ndodhur në janar të këtij viti, shkruan Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, dy prej tyre janë liruar, kurse njëri është dërguar në mbajtje.

“Rr. Gryka e Llapit, Podujevë 21-23.01.2023-NN. Me 05.03.2023 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer vjedhje. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë liruar ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Vjedhja kishte ndodhur në rrugën “Gryka e Llapit”.

Burimet kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në fund të muajit janar, kur të dyshuarit kanë kryer vjedhje në një garazh të autobusëve.

Ata dyshohet se kanë “avulluar” kabllo elektrike, derivate dhe kanë shkaktuar dëme të tjera, që në total kapin vlerën e më shumë se 1200 eurove.

Denoncimi i këtij rasti ka aktivizuar Policinë, që pas hetimeve arriti t’i kap të dyshuarit./Llapi.info