Është arrestuar një person në fshatin Trudë të Prishtinë, pasi i njëjti ka tentuar t’i jap policit 10 euro ryshfet, për ta liruar nga gjoba e trafikut.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka tentuar që t’i jap zyrtarit policor 10 euro qe ta lirojë nga kundërvajtja në trafik”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.