Lokale - eSIMy

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 17:30 në fshatin Shajkoc të Podujevës, ku kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një traktor, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar dhjetë persona, një prej tyre nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK.

“Fsh.Shajkovc, Podujeve 09.12.2020-17:30. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ne mes të një traktori dhe tre veturave. Si pasojë e aksidentit dhjetë persona meshkuj  kosovarë kane pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor ne QKUK, njeri prej tyre, si pasojë e lëndimevë të marra, ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës mashkull  kosovar dërgohet në IML për obduksion ndërsa drejtuesi i traktori – i dyshuari mashkull kosovar dërgohet në mbajtje”, ka thënë Policia e Kosovës.

Siç mëson Llapi.info, tashmë i ndjeri që ka humbur jetën në këtë aksident është A.,Bekolli, 19-vjeçar, nga fshati Shajkoc./Llapi.info