Një person është arrestuar në Podujevë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, shkruan Llapi.info.
Siç thuhet në raport, i njëjti dyshohet se ka sulmuar një të mitur.
“Podujevë 29.11.2022 – 09:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili kishte qenë së bashku me disa shokë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera.
Por, siç ka mësuar Llapi.info, personi që dyshohet se ka sulmuar të miturin është një pronar i një marketi.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm’./Llapi.info