Pronari i një kompanie në Prishtinë është arrestuar të premten për shkak të një incidenti që ka ndodhur në kompani.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor i kompanisë ka pësuar lëndime derisa ishte duke punuar.
Rasti është iniciuar si “rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti ishte lënduar gjersa ishte duke punuar në vendin e tij të punës. Në lidhje me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i dyshuari mashkull kosovar-pronar i kompanisë ku ishte duke punuar viktima. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.






