Lokale - eSIMy

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar arrestimin e një personi me iniciale F.U., polic i Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë të Policisë së Kosovës.

Polici dyshohet se ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.

I njëjti, me vendim të prokurorit, gjendet në mbajtje për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda afatit të paraparë ligjor do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin” thuhet në njoftim.

Arrestimin e të dyshuarit në fjalë e ka konfirmuar edhe Inspektoriati Policor i Kosovës, që ka rekomanduar suspendimin e policit, bashkë me katër zyrtarë të tjerë të kësaj njësie.