Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 10:00 në fshatin Llugë të Podujevës, ku një këmbësor është goditur nga një veturë, raporton Llapi.info.

Si pasojë e përplasjes, viktima femër (e mitur), ka pësuar lëndime të rënda trupor, me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Univeristare (QKUK).

Rastin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës, derisa sot ka dhënë edhe detaje tjera shtesë.

“Fshati Llugë, Podujevë 09.11.2020 – 10:05. Vozitësi m/k me veturë, nga pakujdesia, ka goditur këmbësoren f/k. Viktima është dërguar në QKUK dhe është hospitalizuar pasi ka lëndime të rënda trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka thënë PK.

Llapi.info ka raportuar edhe dje në lidhje me këtë, derisa portali ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes./Llapi.info