Lokale - eSIMy

Është arrestuar personi që dyshohet se ka vrarë një 22-vjeçar, më pesë gusht, në një lokal në Lipjan.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë se nga konflikti që nisi fillimisht si rrahje, por u shkrep edhe armë zjarri, mbeti i vdekur një 22-vjeçar dhe u plagosën dy të tjerë.