Prokuroria Themelore në Ferizaj është duke mbledhur të dhëna për një rast të përdhunimi të raportuar mbrëmë në Policinë e Ferizajt.
Rasti dyshohet se ka ndodhur para katër viteve dhe pastaj është përsëritur edhe para dy muajve, gjë që e ka shtyrë viktimën që ta raportojë rastin në polici.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe e i njëjti ndodhet në mbajtje.
Nesër do të mbahet seancë në Gjykatën Themelore të Ferizajt për këtë rast.