Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës në rrugën ‘Nuhi Gashi’ në Podujevë, ka arrestuar një person të kërkuar, njofton Llapi.info

Sipas policisë, arrestimi është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, thuhet në raportin ditor të PK-së./Llapi.info