Edhe një person i kërkuar është arrestuar në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.
Kështu ka thënë Policia e Kosovës, ani pse s’ka dhënë detaje të hollësishme.
“Rr.Zahir Pajaziti, Podujeve, 14.03.2021-00:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, ka thënë PK.
Ndërkohë, duhet përkujtuar se disa persona kohët e fundit janë arrestuar në Podujevë, të cilët kanë qenë në kërkim nga organet e rendit./Llapi.info






