Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarit është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

Më tej është bërë e ditur se i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun në Prishtinë.

Policia s’i ka bërë të ditura arsyet e arrestimit e as identitetin e personit që ka qenë në kërkim nga organet e rendit.

 

 

 

 

 

 

/llapi.info/