Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, dërguar mediave.
“Rr. Bahri Fazliu, Podujevë 24.06.2023 – 12:10. Bazuar në urdhëresën e Gjykatës është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin ditor.
Policia nuk ka dhënë detaje tjera, se kush është personi dhe për çfarë arsyesh ka qenë në kërkim.
Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për detaje tjera.
/llapi.info/






