Edhe një person i kërkuar nga organet e sigurisë është arrestuar në Podujevë, raporton Llapi.info.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, ku ka thënë se arrestimi i të dyshuarit është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

Më tej, është bërë e ditur se i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia s’e ka bërë të ditur arsyen pse i dyshuari ka qenë në kërkim – e as identitetin e tij.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për detaje tjera.

 

/Llapi.info