Edhe një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarit është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.
I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
Policia e Kosovës s’e ka bërë të ditur identitetin e të arrestuarit, e po ashtu as arsyet që kanë çuar në arrestimin e tij./Llapi.info






