Një person i kërkuar nga organet e sigurisë është arrestuar në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, dërguar medieve. Sipas PK-së, arrestimi i të dyshuarit është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

“I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thotë Policia e Kosovës.

PK s’e ka bërë të ditur identitetin dhe arsyet që kanë çuar në arrestimin e të dyshuarit.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar…/Llapi.info