Një person i kërkuar nga organet e sigurisë është arrestuar në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i tij është bërë më 31 janar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.
“Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia s’i ka bërë të ditur arsyet që kanë çuar në arrestimin e të dyshuarit./Llapi.info






