Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar mesditën e së mërkurës në fshatin Dumnicë e Poshtme të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.

“Fsh. Dumnicë e Poshtme, Podujevë 23.12.2020 – 14:35. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka thënë PK./Llapi.info