Foto ilustrim

Një person i shpallur në kërkim nga organet e rendit, është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Podujevë, njofton Llapi.info.

“Rr. Skënderbeu, Podujevë 27.08.2020-01:50. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull  kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në Burgun e Prishtinës”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia, përveç që ka thënë se i dyshuari ka qenë në kërkim, s’e ka bërë të ditur më saktësisht arsyen e vënies së prangave./Llapi.info