Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar të dielën mbrëma në pikë kalimin kufitar në Merdare, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

“Pika Kufitare Merdare, 10.10.2020 – 22:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është  arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka njoftuar PK.

Përveç se është bërë e ditur se i dyshuari ka qenë në kërkim, Policia s’e ka bërë ditur arsyen e vënies së prangave./Llapi.info