Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Merdar, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti ka qenë në kërkim nga organet e rendit.
“Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese të burgut në Smrekonicë”, thuhet në raportin ditor të PK-së./Llapi.info