Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar në fshatin Llapashticë të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Por, PK nuk ka dhënë detaje të hollësishme përkitazi me këtë arrestim
‘ Fsh. Llapashticë, Podujevë 20.03.2023-09:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
Policia s’i ka bërë të ditura arsyet që kanë çuar në arrestimin e të dyshuarit.
Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për detajet tjera.
/Llapi.info