Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Podujevë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar Policia, arrestimi i tij është bërë në fshatin Orllan, ku i dyshuari ka qenë në kërkim nga organet e sigurisë.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari-dënuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.
Policia s’e ka bërë të ditur identitetin dhe as arsyet që kanë çuar në arrestimin e këtij personi. Llapi.info do t’iu mbajë të informuar./Llapi.info