Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një person i kërkuar është arrestuar nga Policia në fshatin Dobërdol të Podujevës.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj dërguar mediave.

“Fsh. Dobërdol, Podujevë 07.04.2023 – 06:06. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë-dega në Podujevë, është arrestuar i dyshuari-kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese në Smrekonicë”, ka thënë PK.

Policia nuk ka dhënë detaje të hollësishme se kush është e as arsyet që kanë çuar në arrestimin e të dyshuarit.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar.

 

 

 

 

 

 

/Llapi.info