Një person është arrestuar për organizim të skemave piramidiale dhe bixhoz të kundërligjshëm në Podujevë, njofton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, i dyshuari është kapur në lokalin e tij duke zhvilluar veprimtarinë të bastoreve sportive.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull i cili është gjetur në lokalin e tij duke punuar-zhvilluar veprimtari te kundërligjshme në bastore sportive. Njësitë policore si dëshmi materiale ka sekuestruar: katër shtëpiza kompjuteri, një printer, 15 tiketa të shtypura dhe para te gatshme në vlerë prej 49.55 €. Me urdhër të prokurorit i dyshuari  është dërguar në mbajtje për  48 orë”, ka bërë të ditur PK./Llapi.info