Lokale - eSIMy

Një person në fshatin Bukosh të Vushtrrisë ka njoftuar policinë se persona të dyshuar e të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari.

Policia bën me dije se pas një pune hetimore  është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.