Lokale - eSIMy

Një shtetas serb është arrestuar në Podujevë, saktësisht në pikën kufitare në Merdare, shkruan Llapi.info.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Arsyeja e arrestimit është se i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një polic të Kosovës.

Raporti i plotë nga Policia;

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Fsh. Merdar, Podujevë 22.04.2022 – 04:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kalimit të kufirit, nuk ka respektuar urdhrat e zyrtareve policor dhe më pas ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.