Policia ka arrestuar mbrëmë personin e dyshuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në fillim të muajit gusht, raporton Llapi.info.
“Rr. Vëllezërit Frashëri, Podujevë 03.08.2020 – 20:35. Me datën 28.08.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili me datën 03.08.2020 me përdorim force ia kishte vjedhë çantën e dorës viktimës femër kosovar në të cilën kishte pas dokumente personale, para të gatshme dhe stoli ari”, ka thënë PK.
Sipas PK-së, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “vjedhje e rëndë”./Llapi.info