Lokale - eSIMy

Një person i dyshuar për vjedhje është arrestuar në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, i dyshuari është dërguar në mbajtje, pas vendimit të dhënë nga prokurori.

‘Rr. Sejdi Sekiraqa, Podujevë 29.09.2020 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte kryer vjedhjen e disa pajisjeve shtëpiake në shtëpinë e viktimës mashkull  kosovar. I dyshuari pas  intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia pa dhënë detaje tjera.

Duhet theksuar se numri i rasteve të vjedhje në Podujevë këtë vit ka qenë i theksuar, derisa numër i madh ka qenë edhe i atyre për vjedhje të rënda./Llapi.info