Një person është arrestuar mesditën e së martës në Podujevë për sulm seksual, raporton Llapi.info.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
“Podujevë 21.07.2020 – 12:32. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftim.
Siç thotë PK, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Llapi.info






