Ditën e djeshme rreth orës 22:50, Policia ka pranuar një informatë për një rast “kanosje” në fshatin Kojushë të Prizrenit.
Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe me arrestimin e një personi të dyshuar.
Personi i arrestuar është D.H, dhe Policia në këtë rast ka konfiskuar:
-një pistoletë M 57 cal 7.62 mm prodhim jugosllav
– një karikator me 9 fishke kalibër i panjohur
Pas përfundimit të të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale rasti i kalon prokurorisë kompetente për procedura të mëtutjeshme ligjore, ndërsa personat e arrestuar pas intervistimi lirohen në procedurë të rregullt.






