Edhe një person është arrestuar për dhunë në familje në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, një burrë është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.
“Podujevë 25.09.2021 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./Llapi.info






