Edhe një person është arrestuar për dhunë në familje në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
“Viktima femër kosovare, me datën 27.08.2021 ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Llapi.info






