Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, një i dyshuar ka sulmuar fizikisht gruan e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Podujevë 17.08.2021-20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare –bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman  mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia./Llapi.info