Një person është arrestuar dje rreth orës 16:00 në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje, raporton Llapi.info.
“Podujevë 16.11.2020 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti sipas viktimës femër kosovare motra e të dyshuarit, pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht”, ka thënë Policia e Kosovës.
Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës thotë se është konsultuar prokurori i shtetit, i cili urdhëron që pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt./Llapi.info






