Një person është arrestuar nga forcat policore në Podujevë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familje.
I dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij, derisa me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i njëjti është dërguar në mbajtje.
Ndryshe, dhuna në familje po vazhdon të jetë dukuri mjaft shqetësuese edhe në komunën tonë./Llapi.info