Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë të dyshuar për dhunë në familje në Podujevë, njofton Llapi.info.

Sipas PK-së, Ai po kërkohej nga Policia në lidhje me këtë rast.

Një burrë kishte kërkuar ndihmë nga Policia duke raportuar se një i dyshuar është duke ushtruar dhunë fizike në vazhdimësi ndaj tij si dhe se i njëjti ka thyer dhe demoluar orenditë shtëpiake.

I dyshuari ishte shpallur në kërkim policor, përderisa pas një pune hetimore, të hënën ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia në raportin e saj 24-orësh.

 

 

 

 

 

/llapi.info/